Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ “Largo robt se do digjen atje”, momente tmerri në Kavajë: Është depozita me 35 mijë litra…

Banorët e Kavajës kanë përjetuar momente tmerri mbrëmjen e sotme pasi fabrika e prodhimit të dyshekëve në lagjen nr. 5 u përfshi nga flakë gjigande.

Në videon e siguruar nga gazetarja e “FaxNews”, Albana Aliaj njerëzit në panik ulërasin, ndërsa njëri dëgjohet të thotë se brenda në fabrikë ka 35 mijë litra naftë. Ai kërkon që njerëzit të largohen sa më parë nga vendi i ngjarjes.

“Largo robt se ka 35 mijë litra naftë… Shmangni depozitën…”, dëgjohet të thotë ai. Sipas burimeve, fabrika e djegur është në pronësi të Gjergj Kralit, babait të kryetarit të Bashkisë së Kavajës Redjan Krali.

Po ashtu, mësohet se kjo është hera e tretë që kjo fabrikë merr flakë. Zjarri ka nisur në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme, ndërsa kanë mbërritur në vendngjarje forcat zjarrëfikëse. Deri tani dyshohet që zjarri të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërsa ende nuk llogaritet dëmi.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *