Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ “Këto vendime korruptive vrasin njerëz”, PD bën denoncimin e fortë: Edi Rama ka shpikur arsye për të paguar edhe…

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi shprehet se Buxheti i Shtetit ka para për të përballuar emergjencën me koronavirusin, por që sipas tij, Kryeministri Edi Rama i ka ndarë me miqtë e vet.

Sipas Bardhit, shefi i qeverisë nuk i prek fondtet me koncesionet sepse edhe në këtë kohë krize te paprecendent mendon të vjedhë shqiptarët.

Reagimi i plotë:

Buxheti i Shtetit ka para për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi, por Edi Rama i ka ndarë ato për miqtë e vet. Fondet për koncesionet ai nuk i prek, sepse edhe në këtë kohë krize te paprecendent mendon të vjedhë shqiptarët.

Vjedhja dhe zhvatja është prioriteti i vetëm i Edi Ramës. Prandaj ai nuk i pezullon koncesionet që si hyjnë në punë askujt, sepe ato i hyjnë atij në xhep. Madje ka shpikur arsye për të paguar edhe me shume: plot 240 milionë euro shtesë për koncesionet dhe PPP-të. Këto vendime korruptive vrasin njerez, dhe përpijnë lekët që ju nevojiten shqiptarëve për të mbijetuar krizën nga COVID 19. 👇


(F.GJ/FAXWEB.AL)

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *