Një këngëtare dhe kërcimtare e talentuar e popit humbi tragjikisht jetën pasi u godit nga një pajisje piroteknike para fansave të saj që u tmerruan.
Joana Sainz, 30 vjeç, po performonte me Orkestrën Super Hollywood të Spanjës lënda piroteknike shkoi tmerrësisht gabim.
Një fishek piroteknik shpërtheu në barkun e këngëtares duke i dhënë pasoja fatale ndërkohë, rreth 1.000 spektatorë që shikuan shfaqjen gjatë fundjavës në qytetin e vogël Las Berlanas, në veri-perëndim të Madridit u tmerruan nga pamjet.
Perdja u ul shpejt, pasi këngëtarja e dëmtuar ra në dysheme, por ndërkohë një mjek që rastësisht ndodhej në turmë ndërhyri për ti ardhur në ndihmë pavarësisht se përpjakja e tij ishte e kotë.
(F.GJ/FAXWEB.AL)