Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Mamurras, ku pas një përplasjeje të armatosur mes Nikoll Vorfi dhe dy efektivëve të policisë janë plagosur të tre personat në fjalë.
Gazetarja e Fax News, Brixhilda Deda raporton nga vendngjarja se autori Nikoll Vorfi është konfliktuar verbalisht dhe fizikisht fillimisht me dy punonjësit e policisë, dhe më pas ka pasur shkëmbim zjarri mes tyre.
Konflikti nisi për mjetin e parkuar kundravajtje nga Nikoll Vorfi, të cilit policia i ka kërkuar ta largojë. Ai nuk ka pranuar, prandaj dhe policia ka kërkuar të bëjë një kontroll të mjetit. Mirëpo autori i ngjarjes dyshohet se ka thirrur në ndihmë shokët e tij që gjendeshin në një lokal aty pranë.
Si pasojë të tre personat në fjalë janë plagosur, me policët të cilët janë dërguar në spitalin e Tiranës ku janë jashtë rrezikut për jetën.
Plumbat kanë kapur dhe një makinë e cila ishte e parkuar aty pranë, në këtë mënyrë duke rrezikuar dhe persona të tjerë që ndodheshin aty në momentin e përplasjes.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj janë nisur drejt Mamurrasit, ku dy efektivët e Policisë janë qëlluar me armë zjarri.
Dyshohet se patrulla fillimisht ndaloi një person. I ndaluari nuk iu bind patrullës për urdhrin e ndalimit. Personi pretendonte se kishte lidhje me pushtetin.
“Bëjnë me ideje se efektivët nuk janë në gjendje të rëndë dhe ndodhen në spitalin e Tiranës. Janë plagosur me armë zjarri njëri nga ata, ndërsa dy janë plagosur me sende të forta. Dy efektivët janë plagosur nga qytetari që nuk pranon kontroll nga Policia. Autori i ngjarjes është Nikoll Vorfi. Agresori që ka plagosur dy efektivët e policisë është ky person. Policët nuk janë në gjendje të rëndë. Ata janë jashtë rrezikut për jetën. Ka filluar me një konflikt fizik mes efektivë të Policisë dhe agresorit dhe më pas ka pasur një shkëmbim zjarri ku ka mbetur i plagosur dhe Nikoll Vorfi. Në vendin ku ndodhemi tani janë të lejuar vetëm forcat e policisë dhe media. Jemi jashtë vendit të ngjarjes për të mos prekur provat e krimit,” raportoi gazetarja e Fax News, Brixhilda Deda nga vendngjarja.
(E.H/Faxweb.al)