Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ “Je i tredhur nga krimi dhe Bajrat”, Salianji përplaset me Gjovalin Lokën: Përfundove rrugëve si…

Edhe në Korçë kryeministri Edi Rama është pritur me protesta nga qytetarët dhe përkrahësit e opozitës ku të pranishëm ishin edhe ish-deputetët  Klevis Balliu, Endrit Braimllari dhe Ervin Salianji ku ky i fundit ka pasur edhe një përplasje me zv.drejtorin e  Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka teksa kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit.

Salianji i është drejtuar Lokës me fjalët se është I tredhur nga krimi dhe kriminelet dhe se bën të fortin me qytetarët.

Ndërkohë Loka i është përgjigjur në një formë disi kërcënuese duke I thënë se është marrë me të gjithë dhe që atë e njihte ndryshe.

Pjesë nga debati:

Salianji-Lokës: Je i tredhur nga krimi dhe nga Bajrajt mos bëj të fortin me qytetarët. Je servil i pushtetit, nga shërbëtor i Bajrajve përfundove në rrugë si shërbëtor i Ramës

Loka-Salianjit: Je marrë me të gjithë por mua me njeh ndryshe

Ndërkohë, kryeministri Rama i  është drejtuar qytetit të Korçës ku ka zhvilluar një takim elektoral rreth orës 18:00 për të prezantuar kandidatin për kryetar nga radhët e socialistëve në Bashkinë të Devollit.

Protestues dhe militant të Partisë Demokratike kryesisht në Devoll të grumbulluar në aksin Korçe-Bilisht, në afërsi të fshatit Cangonj, janë duke e pritur kryeministrin me protesta, ndërsa do të synojnë të bllokojnë eskortën e tij.

Përplasje ka pasur edhe midis tyre dhe kordonit të policisë, të vendosur aty për të penguar protestuesit të blokojnë rrugën, mirëpo situata nuk ka degraduar aq sa të mund të tejkalojnë kordonin e policisë. Përplasje me policinë ka patur edhe ish-deputeti Ervin Salianji i cili i është drejtuar me tone të ashpra një efektivi policie, duke i kërkuar të mos provokojë situatën. Ndërkohë bëhet me dije debate ka patur edhe kryetari i bashkisë Devoll, Bledjon Nallbati për shkak se ky i fundit u shty nga polici.

Në mbështetje të qytetarëve veç Salianjit, janë dy ish-deputetët e tjerë të opozitës, Klevis Balliu dhe Endrit Braimllari, ndërsa mësohet se përeç numrit të madh të efektivëve, së bashku me Policinë e Korçës dhe FNSH është edhe zv.drejtori i Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka.

Fjalët Kyce
Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.