Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Iu shua familja nga tërmeti, Ajet Meçaj rrëfen tmerrin: Mbesa 9-vjeçe ulëriste me të madhe nën rrënoja ‘Gjysh’

Babai i Diena Meçajt, e cila humbi jetën si pasojë e tërmetit bashkë me të bijën 9-vjeçe ka rrëfyer atë që ndodhui atë mëngjes të 26 Nëntorit ku panë pallatin 6 katësh pas shkollës së “Mjeshtërisë” në Durrës të kthehej në rrënoja.

Ajeti tregon se vajza e thërriste për ndihmë, ndërsa mbesa thërriste “Gjysh” dhe i  tregonte ku ishte por që ky  nuk hynte dot.

Rrëfimin Ajet Meçaj e bëri gjatë një bisede me kryeministrin Rama i cili shkoi për një vizitë në shtëpinë ku po qëndron.

Ajet Meçaj: Ulërinte shumë mbesa kur ra tërmeti I madh, bërtiste mbesa por unë nuk kisha çfarë bëja se ishte një hapësirë e pakapërcyeshme. Kam hyrë në një hapësirë përmes rrënojave të një pallati tjetër që kishte rënë. Dal jashtë shikoj vëllai I Edisonit me gruan dhe djalin. Vrava mendjen dhe thashë fëmijët ku janë. Dëgjoja të voglin që thoshte, “gjyshi” ndërsa vajza e madhe bërtiste, “jam këtu, më dëgjoni. Aty ishte vajza kur erdhët ju, në orën 4

Rama: Unë kam ardhur pasi mora informata, më thanë se ka dëme të shumta në Durrës dhe Thumanë, 40 minuta pas tërmetit kam mbërritur këtu

Kujtojmë se rreth 14 orë pas rënies së tërmetit një grua është nxjerr e gjallë nga rrënojat e një pallati 6-katësh në Durrës.

Diena Meçaj Karanxha 30 vjeçe është dërguar mënjherë në spitali për ndihmë mjekësore por nuk ka arritur të mbijetojë. Ndërkohë kujtojmë vajza e saj 8-vjeçe u njerr e pajetë nga rrënojat e pallatit 6 katësh në Durrës. Ajeti ka humbur nën rrënojat e tërmetit edhe bashkëshorten e tij.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *