Vittorio Sgarbi, kritik arti dhe deputet vazhdon të jetë i bindur se koronavirusi nuk ekziston, dhe sipas tij është një çështje e shpikur, dhe një marrëzi e madhe.
Ai është tallur edhe me presidentin e Republikës, që ka thënë se duhet ruajtur qetësia, por nga ana tjetër duhen marrë masa të rrepta.
Sa për virologët që kanë dhënë alarmi, Sgarbi nuk përmbahet: “Po tallen me ne dhe kanë zbuluar virusin e bythës”.
Sipas tij, nuk ka asgjë, që duhet ti shqetësojë qytetarët italianë.
“Shpjegimi është fare elementar: sa herë vjen dimri ne ftohemi.
Nuk i besoj koronavirusit. Po përpiqen të kalojnë diçka tjetër nga pas.
Sigurisht ka ca viruse si zakonisht, por jo të ndërrojmë jetën tonë.
Këshilli i Ministrave? Këshilli i k*qeve. Grisni bythën!
Mbyllni televizorin. Shikoni vetëm Porno! Ka më shumë të vërteta aty”, shprehet Sgarbi në një video që tashmë ka bërë xhiron e rrjetit në Itali.
(E.K/Faxweb.al)