Një qytetar ka humbur ndjenjat mesditën e sotme në zonën e Laprakës në kryeqytet, tek fusha e sportit.
Publikimin e rastit e ka bërë një person i pranishëm në vendin e ngjarjes i cili ka dërguar edhe një video tk JOQ Albania në të cilën duket një person i shtrirë në një bordurë ndërsa sipas qytetarit ambulance u njoftua në moment dhe nuk ka ardhur për më shumë se 30 minuta.
Sipas tij në momentin kur u telefonua 127 është deklaruar se ekipi i emergjencës ishte nisur por si përfundim personi i sëmurë është dërguar në spital nga një kalimtar i rastit.
“Ne Laprak tek fusha sportit ka mbi 30 min qe thirret ambulanca por nuk po vjen, perfundimisht e dergoj nje kalimtar ne spital. Pasi 127 nuk erdhi edhe pse na thane eshte nisur ekipi. Perfundimisht nuk funksionon sistemi i mjeksis”, shkruan qytetari.