Një polic ka dhunuar një prej studentëve të Fakultetit Ekonomik në ambientet e hollit. Në mënyrë të paligjshme dhe pa një kërkesë nga dekanati, policia jo vetëm që ka hyrë në Fakultet, por edhe ka ushtruar dhunë mbi disa prej studentëve.
Një nga rastet më flagrante shfaqet dhe në videon e mëposhtme siguruar nga Faxweb.al.
Më herët ne kemi raportuar dhe tensionet në ambientet e jashtme, ku policia dhe rojet private tentuar që të ndalonin studentët të futeshin në Fakultet. Disa prej studentëve deklaruarn se u shtynë nga policia, ndërsa një prej të rinjve ka marrë plagë në dorë nga përplasja.
(E.K/FAXWEB.AL)