Kampionati Botëror është evenimenti më i ndjekur futbollistik në të gjithë botën i cili mbërthen miliona njerëz para ekranit përt të përjetuar spektaklin.
Sigurisht që edhe në Shqipëri ky kompeticion ndiqet gjerësisht, madje edhe nga ata që nuk janë ndjekës të rregullt të futbollit.
Kjo ka shtyrë që stafi i ‘Channel One’ të mendojë tu ngrejë “kurth”i deputetëve të Kuvendit për të ‘testuar’ njohuritë e tyre për futbollin.
Videoja pikante e transmetuar në emisionin ‘Debati’ të Roland Qafokut tregon se në përgjithësi deputetët kanë njohuri të mira në përgjgithësi sa i takon Botërorit.
Por nga të gjithë deputetët më shumë përshtypje ka bërë reagimi I deputetit Erion Braçe. i cili kap te faqet gazetaten Sonila Musai, e cila i drejtoi pyetjen, duke menduar se ishte e dërguara e Aleksandër Frangajt.
Gazetarja: Sa mendoni se do dalë ndeshja Itali- Hollandë
(Erjon Braçe e kap te faqet)
Gazetarja: Uaaa më ke kap për faqe
Braçe: Ta kap faqen se…
Gazetarja: Se të dukem e vogël?
Braçe: Më dukesh më e rëndësishme se pyetja që bën. Thuaji Sandrit…
Gazetarja: Jo s’jam e Sandrit
Braçe: Thuaj atij tjetrit që Italia dhe Hollanda s’janë fare në kampionat
Disa nga përgjigjet e deputetëve në lidhje me pyetjen “kurth”. Pas minutës së 43 përgjgijet e deputetëve…
Nasip Naço: As Hollanda, as Italia nuk janë në këtë kampionat
Shezai Rrokaj: Cila Itali, Italia, Italia s’ësht, tani qa janë këto provokime kështu sikur jemi…
Dashamir Shehi: Italia së’sht goce, herën tjetër, as Hollanda nuk është…
Pjerin Ndreu: Do fitojë Brazili!
Albana Vokshi: Gjermania…
Xhemal Qefalia: Ua çfarë provokimi na bëni, derisa e ndjek kampionatin, ju më thoni Italia…
Fatmir Mediu: Lushnja, as Italia as Hollanda…
Bardh Spahia: Do kisha qenë tifozë me Italinë, pot ë ishte, por për fat të keq do na duhet me prit për 4 vjet…
Myslim Murrizi: Unë nuk jam pjesë e sporteve pyesni Finon se ai ka kandidu për federatë.
Kejdi Mehmetaj: Po nuk luan asnjëra nga të dyja bë Botëror.
Bashkim Fino: Uaa, po Italia pavarësisht se nuk është…me mua e gjete të bësh pyetja intriguese që jam një njohës i mirë i sportit…
Nada Meçorapaj: Hollanda