Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Video epike/ Ramush Haradinaj sfidon kadetët e FSK-së, heq xhaketën dhe shtrihet të bëjë pompa, kush fiton në fund

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj herë pas here na ka treguar se i pëlqen të merret me sport, e veçanërisht të bëjë ngjitje në mal, ndikuar kjo dhe nga e shkuarja e tij si luftëtar i UÇK-së.

Gjatë ditës së sotme Haradinaj e ka treguar dhe njëherë tjetër shpirtin e tij sportiv, teksa edhe pse i veshur me kostum zyrtar dhe me karvatë, ka sfiduar kadetët e FSK-së me pompa.

Pavarësisht se ka rezistuar për disa sekonda, në fund Haradinaj duket se ua ka dorëzuar fitoren djemve të rinj, duke theksuar edhe mesazhin se jeta vazhdon, dhe brezat ripërtërijnë njëri tjetrin.

Në videon e mëposhtme shihen dhe kadetët e tjerë, të cilët mbështesin me thirrje ‘’garuesit”.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *