Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Video epike/ Bëri gafë gjatë emisionit, Olti ‘flliq’ Nevinën, si e priti moderatorja

Blogeri Olti Curri është i njohur për thumbat e tij ndaj personazheve të njohura të ekranit, dhe në grackën e tij së fundi ka rënë dhe moderatorja Nevina Shtylla.

Pavarësisht se e ka kolege së fundi, Olti nuk e ka lënë rehat as Nevinës, pas gafës së saj “të gjitha qytetet e Tiranës”.

“Janë 8 djem që ne prezantuam, dhe janë nga të gjitha qytetet e Tiranës”, thotë Nevina gjatë moderimit të saj, ndërsa Olti shprehet: Po Nevina ke shumë të drejtë, janë nga të gjitha qytetet e Tiranës, nga Yzeberishti, Kamza, Lapraka, Petrela, dhe nga shumë të tjera, i mirëpresim.

“Shenon Nevina nga mesi i fushes 1-0… Topi ne qender dhe eshte radha ime per lapsuse, se Manushi e ka bere me kohe te veten: Qante Naqiu pas qerres se qumeshtit…”, shkruan Olti bashkëngjitur videos.

Ndërkohë që vetë Nevina e ka pritur mirë këtë video, pasi e ka shpërndarë në Instastory, shoqëruar me ikonën e të qeshurës me lot. Tek e fundit gafat apo lapsuset gjatë daljeve në ekran janë diçka njerëzore.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *