Një punonjëse e zyrave qeveritare në Kinën Verilindore ka marrë ngacmime seksuale nga shefi i saj, deri në pikën që nuk ka mundur të durojë më.
Pamje janë publikuar nga mediat e huaja, ku ajo shfaqet duke e rrahur me shtupën e me leckën e pastrimit.
Sipas New York Times, për gruan dihet vetëm mbiemri i saj, Zhou ndërsa shefi është identifikuar si Wang. E gjithë ngjarja u filmua dhe më pas u postua nëpër rrjete sociale, gjë kjo që shkaktoi edhe largimin e shefit nga pozicioni i punës.
“Ishte një shaka! O Zot, nuk e prisja që kjo do të ndodhte!”-thotë ai në video ndërsa mbulon fytyrën.
(E.H/Faxweb.al)