Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Video/ E kërcënoi në zyrë me armë, oficeri Nuhu flet për arrestimin e Rrajës: Janë pjesë e një grupi kriminal, lidhja me politikën shkon deri tek kryeministri

Redjan Rraja u arrestua nga ana e policisë si një nga të dyshuarit për atentatin ndaj prokurorit Ndoja, Landi Muharremit dhe Andi Malokut.

Por emrin i Redjan Rrajës del edhe në kallëzimin që ka bërë, ish-oficeri i policisë në Komisariatin e Fushë-Krujës (tashmë në azil politik) Emiliano Nuhu për çështjen e bujshme të Xhisiela Malokut.

Nuhu pati deklaruar se Redjan Rraja e ka kërkcënuar fillmisht nëpërmjet mesazheve me më pas fizikisht.

Gjatë një bisede telefonike për Fax News, oficeri Emiljano Nuhu, u shpreh se fisi Rraja është shumë i fuqishëm në zonën e Krujës dhe njihen në botën e krimit edhe jashtë Krujës.

Nuhu u shpreh se janë grup i strukturuar criminal, ndërkohë që deklaroi se policia kishte informacione se Redjan Rraja lëvizte me makinë të blinduar dhe i armatosur, por nuk ndërhynte dot.

Nuhu po ashtu shtoi se pas kërcënimeve që ju bënë në rastin Xhisiela, mund të ishte ai shënjestër e atentatit.

“Rama më quajti mua horr, ndërkohë që u arrestua Redjan Rraja. Quajti horr një efektiv që denoncoi një person si të përfshirë në një grup kriminal. Kush është horri këtu, unë apo Redja Rraja. Ngjarjet e fundit tregojnë se Rama nuk mbron dot grupet kriminale.

Nga puna që kam bërë ato nuk kam informacion të saktë se çfarë kushuriri e ka.  Mund të jetë çfarë të dojë, ato rrinë bashkë, me deputetin, me vëllanë e deputetit dhe ky person në çështjen e Xhiesilëns pse më kërcënoi mua për djalin e deputetit?!

Nuk e di çfarë ka thënë por gjithë komuniteti i njeh ato se çfarë janë dhe në lidhje me deputetin. Këto janë grup i strukturuar kriminal. Kryejnë veprime të ndryshme kriminale, janë përfshirë në blerjen e votës hapur. Këtë e deklaron dhe kryeminsitri që e mbron hapur këtë grup kriminal. Lidhja e këtij grupi me politikën shkon deri tek kryeministri.

Mua me tha do ta ndjek këmba-këmbës. Janë shumë të fuqishëm në zonën e Krujës dhe njihen dhe në botën e krimit jashtë Krujës. Janë persona të fuqishëm.

Di që lëvizte lëvizte me automjet të blinduar dhe me armë dhe policia nuk ndërhynte dot. Policia e kishte informacione se janë përfshirë dhe në vrasje të tjera, por nuk ndërhynte se kishin lidhje me politikën.

Mund të isha unë objekti i atentatit një vit më parë, pas kërcënimeve në zyrë unë u detyrova të largohesha nga Shqiëpria për të mbrojtur famijlen jetën time.”- u shpreh Nuhu.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Partitë po negociojnë për të përmbyllur Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *