Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

VIDEO e frikshme/ Tenda dhe karrige përtokë, era e fortë shkatërron lokalin në Tiranë

Era e fortë që ka mbërthyer Tiranën ditën e sotme ka lënë pas edhe pasoja. Një lokal në kryeqytet është shkatërruar nga era “shkulëse”. Siç shihet edhe në video, si pasojë e erës janë shkatërruar tenda dhe karriget e lokalit.

Deri tani nuk ka të lënduar nga rrëzimi i tendave dhe karrigeve, por duhet të theksohet se pamjet janë vërtetë të frikshme.

Sakaq, në rrugët e Tiranës ka plot pemë të rrëzuara, ndërsa kujtojmë që pak më parë u shemb edhe pema e Vitit të Ri në sheshin “Skënderbej”. Po ashtu, OSHEE ka njoftuar se si pasojë e motit të keq është këputur fideri në Selitë. Brigadat e avarive janë në gatishmëri për rregullimin e dëmeve.


(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *