Edhe pse ishte parashikuar që në 2 Prill të njësohej kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, duket se pala jonë është tërhequr nga marrëveshja.
Kur na ndajnë një javë nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, mediat në Kosovë e bëjnë të sigurt se marrëveshja mes dy qeverive ka dështuar, pavarësisht se nuk ka ende një njoftim zyrtar.
Lajmi është komentuar dhe në studion e lajmeve në Fax News nga ana e kryeredaktorit të gazetës Zëri, Lavdim Hamidi.
Ai thotë se qeveritë e të dyja vendeve pavarësisht retorikës në deklarimet e tyre, nuk kanë bërë hapa konkretë para për zbatimin e marrëveshjeve.
‘’Është një mashtrim i radhës që iu bëhet qytetarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë. Ka një tërheqje nga marrëveshja nga ana e palës shqiptare. Deklaratat janë bërë për konsum të brendshëm, dhe janë kundërshtuar ashpër dhe nga BE. Serbia ka deklaruar se kjo do të sillte dhe Shqipërinë e Madhe, duke qenë se palët janë në process integrues, ka bërë që pala shqiptare të tërhiqet”, u shpreh Hamidi.
Ndërkohë që Hamidi ka folur dhe për influencën ruse në Ballkan, që sipas tij kanë marrë peng procesin integrues të Kosvës.
Kujtojmë se pas nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, Serbia kishte ngritur alarm tek ndërkombëtarët se po vazhdojnë përpjekjet drejtë “Shqipërisë së Madhe”.