AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Deklarata skandaloze e Ramës me Çuçin për të moshuarin: Nëse hotelin e ke larg, më afër është bota tjetër

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e kësaj të hënë në ish-Kënetë, një nga zonat më të prekura nga tërmeti. Ai ka takuar nga afër disa banorë, të cilët i kanë shprehur shqetësimin se hotelet ku i kanë caktuar janë shumë larg nga banesat e tyre.

Me frikën se banesat e tyre mund të vidhen ato kërkojnë që t’u vendosen çadra pranë shtëpisë, por kreu i qeverisë ka treguar se një gjë e tillë kurrsesi nuk do të bëhen.

Banori: Pallati jonë ka aq banorë sa mund të dali një deputet, problem jonë është se ka gjithë ata banorë që as nuk kanë ku qëndrojnë as ku hanë.

Rama: Ju kemi thënë të shkoni në hotel, ça t’ju bëj unë t’ju marr të gjithëve një nga një.

Banori: Rregulloni ndonjë çadër afër banesave. Ka njerëz që shkojnë atje dhe nuk flenë. Ka njerëz që janë në nevojë që duan të marrin ushqime.

Rama: Kush janë këta njerëz?

Banori: Ja ku i ke

Rama: Hejdeni me mua t’ju çoj në hotel. Do marrinm listat dhe të përputhen listat me faktin, se mund të ketë edhe të pastreh qëshfrytëzojnë në një farë mënyre situatën, por kjo nuk bëhet pë rata tani.  Është qesharake çadra poshtë pallatit? Në hotel ka kamarier, infermier, lavatrice, shërbimet të gjitha.

Banori: Duan kalamajtë të marrin librat

Rama: Ça libri do të ta sjell unë. Do t’ju hap një bibliotekë pastaj dh eta lini bosh.

Rama i ka theksuar ministrit Bledi Çuçi, i cili është drejtuesi i operacionit për gjendjen e jashtëzakonshme, se të gjithë duhen çuar në hotel. “Çoji të gjithë në hotel. Le të bojnë sa të bëjnë, s’dua asnjë kursim”, teksa theksoi se të gjitha banesat do të ndërtohen, por u ka kërkuar banorëve që të bëjnë durim.

Rama: Në Golem thotë është larg, po në botën tjetër është afër. O zot i madh, të bëjnë me fol me vete.

Deklarata pas debatin në minutën e 46 në video:

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *