Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ “Dasma të zgjasë 5 ditë me lodra e tupana”, Bebe Rexha na la pa fjalë: Dua një djalë shqiptar

Bebe Rexha ishte së fundmi në Shqipëri, për të parë nga afër gjendjen e krijuar në Shqipëri pas tërmetit të 26 Nëntorit dhe për të ofruar personalisht ndihmën e saj. Ajo do të rindërtojë dy shtëpi për dy familje të prekura nga tërmeti.

Po ashtu Bebe ka dhënë dhe një intervistë për emisionin “Lart e Poshtë” të Eraldo Rexhos në RTSH, me gazetarin Andi Vrapi. Ai e ka pyetur nëse prindërit ose familjarët i thonë “ardhsh me një burrë të mirë” gjatë vizitave të saj në Shqipëri dhe këngëtarja ka zbuluar se ajo ëndërron të martohet me një shqiptar, në një dasmë që zgjat plot 5 ditë.

“Në fakt jo, këtë herë erdha shumë shpejt… por nëse këtu ka ndonjë djalë shqiptar beqar… më telefono! Unë e dua shumë kulturën time… prandaj dua të gjej një djalë shqiptar, por që është shumë e vështirë në Amerikë. Unë dua një dasmë që zgjat 5 ditë, me lodra e tupana!”- është shprehur Bebe.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *