Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/Dalin pamjet tronditëse, ky është momenti kur ekzekutorët zbrasin kallashët mbi Bledar Birçajn

Pamjet e mëposhtme janë regjistruar gjatë ekzekutimit të biznesmenit Bledar Birçaj ditën e sotme në Vlorë.

Dy atentatorët afrohen drejt makinës BMV duke qëlluar drejt saj dhe duke lënë të vdekur në vend shoferin Bledar Birçaj.

Edhe pse drejt makinës janë qëlluar mbi 20 plumba, pasagjeri që ndodhej me biznesmenin nuk ka marrë asnjë prej tyre dhe shihet në videon e publikur teksa del nga makina dhe ikën me shpejtësi.

Atentatorët pasi kanë kryer atentatin janë larguar me shpejtësi në drejtim të fshatrave të Vlorës, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tyre.

Një atentat mafioz ka ndodhur rreth orës 13.00 të kësaj të hëne në lagjen Hajro Cakërri në Vlorë, ku ka mbetur i vrarë Bledar Bircaj, biznesmen në qytetin e Vlorës.

Janë 2 pistat e policisë mbi të cilat po hetohet. E para është ajo e hasmërisë së vitit 2011 ku bircaj u akuzua për vrasje të mbetur në tentativë. Dhe pista tjerët ajo e fushës së narkotikëve, ku emri i 40-vjeçarit kishte dalë në skenë në disa raste.

(E.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.