Ky është momenti kur Rudolf Nikolli sulmon besimtarët në xhaminë ‘Dine Hoxha’ në Tiranë, duke lënë të plagosur 5 prej tyre.
Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Faxweb.al kamerat e sigurisë brenda në xhami, Nikolli futet në dhomën ku falen besimtarët dhe qëllon me thikë të gjithë.
Kujtojmë se këtë të mërkurë, Gjykata vendosi masën e sigurisë ‘Arrest me burg’ për 34-vjeçarin, ndërsa është duke u hetuar për terrorizëm.
Mësohet se prokuroria ka sekuestruar telefonin e Nilollit, mjetin prerës si dhe disa kartela mjekësore, pasi dyshohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Nikolli: Jetoj me vëllanë në shtëpi me qera. Kam jetuar në Tiranë dhe Klos. Kam mbaruar shkollën e mesme dhe një vit kam studiuar për gjermanisht. Avokatin ma ka zgjedhur vëllai.
Prokuroria: Kërkojmë arrest me burg për Rudolf Nikollajn. Drejtoria e antiterrorit ka referuar materialet në prokurori për veprime me qëllime terroriste. Në datë 19 rreth orës 3, Nikolli ka hyrë në xhami dhe me thikë, ka goditur disa besimtarë.
Pas kësaj Nikollaj ka tentuar të largohet por me ndërhyrjen e qytetarëve dhe policisë është arrestuar. Ngjarja është fiksuar nga kamerat e xhamisë. Në dëshmine e tij Nikolli ka thënë se ka hyrë në xhami dhe ka parë 10 persona brenda.
Ai ka treguar se këtë fakt e ka kryer pasi ka shumeë kohë që disa besimtarë myslimanë e ndjekin deri në shtepi dhe prandaj i ka qëlluar. Gjatë hetimeve ka rezultuar se Nikolli ka marrë mjekime në spitalin psikiatrik dhe është sekustruar kartela e tij. Hetimet vazhdojnë.
Ka dyshime se i arrestuari ka shkuar në xhami në kohën kur po kryheshin faljet dhe ka sulmuar besimtarët. Këto veprime kanë përhapur panik tek qytetarët. Prokuroria i kërkon gjykatës që Nikolli të hetohet me masën e arrestit.
Lexo lajmin e plote:
(R.G/Faxweb.al)