Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Bllokohen mjetet që transportonin krom, shoferët paralajmërojnë protestë

Dhjetra mjete të tonazhit të rëndë të cilët trasportonin krom nga Bulqiza në drejtim të Durrësit janë bllokuar këtë të martë në Qafën e Buallit. Sipas drejtuesve të mjeteve shkak i bllokimit sipas tyre është bërë një urdhër i ditëve të fundit që të mos qarkullohet me mbi 8 ton për aks.

Por ata shprehen se pesha në mjetet e tyre është vendosur sipas lejes së qarkullimit dhe se nuk kanë asnjë kilogramë mbi këtë peshë. Drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë shprehen se policia po bën diferencime pasi sipas tyre lejohen të kalojnë mjete mbi tonazh e për ta nuk pranohet as pesha e lejes së qarkullimit.

Drejtuesit e mjeteve paralajmërojnë se do të zhvillojnë protestë, nëse problemi i tyre nuk zgjidhet. Kjo nuk është hera e parë që mjetet e tonazhit të rëndë kanë probleme me qarkullimin pasi vazhdimisht janë bërë kontrolle për të mos lejuar lëvizjen e tyre mbi tonazh.

Fjalët Kyce

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *