Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Beteja me Vettingun dhe refuzimi për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, çfarë ndodhi me Besnik Muçin (E PLOTË)

Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, i cili u shkarkua nga KPA përgjatë kësaj të enjte, ka nisur herët betejën për të kaluar vettingun. Brenda afateve ligjore Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK-së, ndërsa edhe pse nuk kishte kaluar vettingun me formë të prere, Presidenti e dekretoi në Kushtetuese.

Juristi Jordan Daci ndërkohë, për Fax News është shprehur se vendimi i KPA-së është përfundimtar dhe alibia e Muçit se KPA duhej të shpallte kompetencë nuk qëndron.

Beteja e Besnik Muçit në garën për të qenë anëtar i Gjykatës Kushtetuese u mbyll me shkarkimin e tij përfundimtar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Fillimisht, Muçi kaloi me shumë sukses në Shkallën e Parë, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ndërsa nuk u gjetën problematika. Në datën 1 gusht të vitit 2018, KPK e konfirmoi atë në detyrë, por beteja e tij nuk kishte përfunduar, pasi ky nuk ishte vendim i formës së prerë. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbardhi të plotë vendimin për Muçin në datën 17 tetor të atij viti dhe thekson se prokurori i Prokurorisë për Krime të Rënda ka arritur nivel të besueshëm në pasuri, pastërti figure dhe aftësi profesionale.

Nga data 17 tetor 2018 ‘topi’ kaloi në dorën e Komisionerit Publik, i cili kishte 15 ditë afat për të bërë një ankim të mundshëm për Muçin pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Një ankim i tillë u bë nga Komisioneri Publik brenda afatit ligjor, në ditën e 14-të, pikërisht në datën 31 tetor 2018. Nga ky moment, Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka filluar hetim për të gjitha argumentat që Komisioneri Publik kishte si ankesë për Muçin. Në dallim nga gara për Kryeprokuror dhe SPAK, emërimet e të cilave kërkojnë kalimin e Vettingut me formën e prerë, gara për Kushtetuese nuk e ka të cilësuar si të tillë, transmeton Faxweb.al

Kjo i dha mundësinë Muçit të shprehte interes për të qenë pjesë e garës për Gjykatën kryesore në vend. Pas rënditjes së bërë nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, emrat i kaluan Presidentit në datën 21 shtator të vitit 2019, ndërsa Muçi ishte i rënditur i treti. Presidenti Meta e dekretoi si anëtarin e Gjykatës Kushtetuese në një moment kur beteja e Muçit sapo kishte filluar me Shkallën e Dytë të Vettingut, madje dekretimi erdhi në mëngjesin e 16 tetorit, ditë kur ish-prokurori kishte edhe një nga seancat publike në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rrëzuar Muçin nga sistemi i drejtësisë dhe logjikisht edhe nga karrigia si anëtar i Kushtetueses. Në këtë moment Muçi akuzoi kreun e KLP-së, Gent Ibrahimi, se nuk ka shpallur përfundimin e mandatit të tij si magjistrat, nga ku duhej të ishte pushuar, sipas tij, hetimi nga KPA, pasi kjo e fundit nuk e kishte më kompetencë.

Megjithatë, për juristin Jordan Daci, Besnik Muçi përfudimisht është i shkarkuar, pasi në ansjë moment nuk ka qenë i paemëruar, pasi ka kaluar në mënyrë të menjëhershme nga prokuror në anëtar të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Besnik Muçit, këtë vendim duhet ta marrë vetë Gjykata Kushtetuese, e megjithatë nuk duhet harruar fakti se pothuajse të gjithë anëtarët e vjetër të kësaj të fundit kanë dalë jashtë sistemit nga dy shkallët e vettingut.

(FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *