Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Autokolona policie me dhjetra efektivë, banorët i presin me protestë (Çfarë po ndodh në Astir)

Dhjetra forca policie kanë mbërritur në Astir ku edhe është paralajmëruar prishja e disa banesave dhe binzneseve në kuadër të projektit për vijimin e punimeve në Unazën e Re, lotin e dytë të saj ndërsa kanë gjetur rezistencën e banorëve.

Këta të fundit, sot të paktë në numër, shprehen se disa prej banorëve kanë marrë dëmshpërblimet, ndërsa apelojnë ndaj qeverisë t’ju japë atë që meritojnë pasi kanë paguar çdo taksë prej më shumë se 25 vitesh.

Protestës së tyre i është bashkuar edhe ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, ndërsa është parlajmëruar se të paktën 60 banesa dhe biznese do tëprishen në këtë fazë të dytë.

Kujtojmë se prishjet e fundit të objekteve në kuadër të projektit të Unazës së Re kanë ndodhur në Nëntorin e kaluar, që vinin për shkak të punimeve në lotin e parë

Mëngjesin e sotëm autokolona të gjata policie me dhjetra efektivë kanë zbarkuar në zonë që në orën 06:30 ndërsa edhe banorët kanë dalë afërsisht rreth kësaj ore, ndërsa aksioni për prishjen e objekteve ishte parlajmëruar prej kohësh.

<iframe src=”https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ffaxnewslive%2Fvideos%2F654042378695172%2F&show_text=0&width=560″ width=”560″ height=”315″ style=”border:none;overflow:hidden” scrolling=”no” frameborder=”0″ allowTransparency=”true” allowFullScreen=”true”></iframe>

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *