Efektivët e veshur civilië të forcave operacionale kanë bërë të mundur ditën e sotme arrestimin e një personi me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Operacioni u zhvillua rreth orës 16:00 në afërsi të qendrës tregtare TEG, pas raportimeve të marra se personi identiteti i të cilit nuk bëhet me dije po qarkullonte me armë në brezë.
Siç shihet shihet dhe nga pamjet e siguruara nga FaxNews, efektivët civilië i afrohen befasisht, e shtrijnë përtokë dhe e arrestojnë.
Policia ka qenë tepër konfidenciale për bërjen publike të aksionit, ndërkohë që sipas burimeve jo zyrtare bëhet me dije se personi i arrestuar është kreu i një grupi kriminal në fushën e trafikimit të drogërave të forta në kryeqytet.