AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ Aksidenti me vdekje Korçë, identifikohet viktima e cila ndodhet ende brenda mjetit (EMRI)

Një askident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur para pak minutash në fshatin Rrembec të Korçës ku një makinë ka dalë nga rruga duke e zënë drejtuesin e mjetit poshtë saj.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe ato të zjarrëfikëse që sapo e kanë nxjerrë trupin nga makina ndërsa Faxweb.al mëson se quhet Mikel Bode 37-vjeç i cili po drejtonte një mjet tip “Benz”.

Burime nga Policia bëjnë me dije se 37-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur. Banori që ka rastisur ka pohuar se viktima bërtiste ‘ndihmë’ por nuk ka mundur të mbijetojë. Trupi ka qëndruar rreth 30 minuta brenda në automjet ndërsa ka qenë zjarrfiksja e cila ka bërë të mundur nxjerrjen dhe transportimin drejt morgut

Paraprakisht nuk ka akoma një version zyrtar për shkaqet dhe rrethanat e askidentit të rëndë, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e tyre.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *