Një 5-vjeçar humbi tragjikisht jetën në aksin rrugor Elbasan-Peqin pasi dy automjete u përplasen me njëri-tjetrin dhe mësohet se i mituri udhëtonte në një makinë tip “Fiat” e cila drejtohej nga gjyshja e tij.
Sipas burimeve shtetasja me inicialet K.L., 51-vjeçe, ishte banuese në Peqin dhe ishte nisur drejt Elbasanit me nipin e saj 5-vjecarin me inicialet L.S., ku gjatë rrugës makina e tyre është përplasur gjatë rrugës me një mjet tip ‘Volksëagen’ me drejtues një 67-vjeçar me inicialet H.S.
Grupi hetimor ka mbledhur provat në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)