Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Këshilli bashkiak i Kukësit i heq titullin “Qytetar Nderi” publicistit Veton Surroi, reagon Rama: Kjo është një lajthitje kolektive, uroj që Prefekti…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në një shënim në mediat sociale, pas vendimit të Këshillit Bashkiak të qytetit të Kukësit, për ti hequr titullin “Qytetar Nderi” publicistit Veton Surroit.

Rama shkruan se ky vendim është një lajthitje kolektive dhe se uron që Prefekti do ta refuzoj, ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.

Rama shton se ky vend nuk mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë.

“Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.

Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!”- shkruan Rama, ku nuk lë pa thumbuar edhe presidentin Ilir Meta.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *