Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


PolitikëTe FunditTe Gjitha

Vetëm dy muaj ministre, Rama e shkarkon nga posti. Çfarë thotë Olta Xhaçka për vendimin e kryeministrit

Në marrëveshjen mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, është vendosur për shkarkimin e 6 ministrave, një prej tyre edhe ministrja e Mirëqenies Sociale, Olta Xhaçka.

Menjëherë pas daljes nga mbledhja e kryesisë së PS-së, gazetarët e kanë pyetur Xhaçkën se çfarë mendon për vendimin e kryeministrit.

“Kjo s’ka lidhje me mua fare”, është shprehur ajo duke u larguar me nxitim.

Kujtojmë se Xhaçka sëbashku me dy ministra të tjerë, kanë pasur një aventurë mjaft të shkurtër në krye të dikastereve. Xhafaj, Xhaçka dhe Manastirlliu erdhën në pushtet vetëm në 13 mars, pak javë pasi kishte nisur protesta e opozitës në çadër. (D.D/Shuplaka)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *