Ditën e sotme janë publikuar nontat për provimin e gjuhës shqipe dhe letërsisë për maturën shtetërore.
“Ky ishte provimi i gjuhës shqipe dhe letërsise, të cilin e kryen në total 29731 maturantë. 383 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 4 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00, duke rezultuar ekselentë.
Kalueshmëria për këtë provim është 98.71% ndërsa nota mesatare është 7.45”, thuhet në njoftim.
Për të gjithë maturanët që duan të shohin notat, klikoni linkun.
Duhet theksuar fakti se ndryshe nga viti i kaluar, këtë herë, maturantët nuk patën ankesa të shumta lidhur me nivelin e vështirësisë apo kuptueshmërisë së tezave të provimit për lëndë të ndrsyhme. Ndërsa mbetet problem publikimi i tezave të provimeve sapo nis provimi, duke treguar se pavarësisht kontrolleve maturantët arrijnë të kenë telefonë gjatë provimeve dhe t’i përdorin për të kopjuar.