Kreu i qeverisë Edi Rama tha se asnjë ministër, deputet dhe drejtor që nuk është mbi 75 vjeç nuk do të jetë i privilegjuar për të bërë pa radhë vaksinën kundër Covid.
Rama u pyet nga gazetarët lidhur me një kërkesë që ka bërë Enver Roshi (i cili e ka kaluar Covid 19, ku u trajtua për Covid në Turqi) në Kuvend, që kërkon që deputetët të jenë grup prioritar sa i takon vaksinimit.
“Asnjë ministër, asnjë deputet, asnjë drejtor që nuk është mbi 75 vjeç nuk do ketë asnjë përjashtim të kësaj natyre”, u shpreh Rama pas pyetjes së gazetarëve.