Sekretari i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe ka dalë në konkluzionin se njerëzit duhet të marrin më shumë ditë pushimi për të ndaluar përhapjen e sëmundjeve. Për këtë i referohet edhe gripit të zakonshëm, por bazohet në pandeminë dhe izolimin e njerëzve të infektuar me Covid.
Matt Hancock tha se ai dëshiron të “shohë një ndryshim” në mënyrën se si britanikët trajtojnë gjendjen e sëmurë, duke përfshirë përparësinë e testimit apo analizave që në momentin e parë kur nuk ndihen mirë.
Ai tha se “mentaliteti britanik” duhet të ndryshojë dhe inkurajoi njerëzit të qëndrojnë jashtë punës nëse kishin simptoma të ngjashme me gripin. Duke folur në një sesion të përbashkët të Komitetit të Kujdesit Shëndetësor dhe Social dhe Komitetit të Shkencës dhe Teknologjisë këtë mëngjes, Hancock përshëndeti kapacitetin e testimit të krijuar nga Shëndetit Publik i Britanisë.
“Ne duhet ta përdorim këtë, jo vetëm për koronavirusin, por për gjithçka. Unë dua të shoh një ndryshim në mënyrën Britanike për të bërë gjërat dhe nëse keni dyshime për ndonjë sëmundje, bëni testime apo analiza.
Pse në Britani mendojmë se është e pranueshme që njerëzit të qëndrojnë në punë nëse kanë simptoma të gripit ose rrufë duke e rritur mundësinë e transmetimit të sëmundjes. Unë mendoj se kjo është diçka që do të duhet të ndryshojë.
Nëse keni në të ardhmen simptoma të ngjashme me gripin, duhet të bëni një provë për të dhe të zbuloni se çfarë nuk shkon me ju, dhe nëse keni nevojë të qëndroni në shtëpi për të mbrojtur të tjerët, atëherë duhet të qëndroni në shtëpi”, u tha ai deputetëve.
(A.M/Faxweb.al)