Rivaliteti mes Lacios dhe Romës është shumë i madh dhe shpesh herë ndeshjet mes skuadrave të kryeqytetit italian, i ka karakterizuar tensioni i madh.
Ndërsa sfida mes skuadrave luhet ditën e nesërme, atmosfera duket se është nxehur që tani. Tifozët e Lacios, me në shënjestër Nikolo Zaniolon që pësoi një dëmtim të rëndë, kanë shpalosur një banderolë pranë qendrës stërvitore të Romës.
Aty shkruhej: “Zaniolo si Roca, çalamani i Romës”, duke e shoqëruar këtë me figurën e një karrige me rrota.
Françesko Roca ka qenë pjesë e Romës mes 1972-1981, i cili gjithashtu pësoi një dëmtim të rëndë, duke kryer pesë operacione në gju.