AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

“Venecia e ka nxjerr raportin paraprak”, Meta: E kam shumë për zemër Kodhelin, e urova për ditëlindje

Kreu i Shteti u pyet nga Zëri i Amerikës rreth deklaratës së djeshme të deputetes socialiste, Mimi Kodheli ku tha se përfaqësuesit e Komisionit të Venecias e kanë përgatitur një raport paraprak mbi situatën të cilën ka marrë përsipër të japin rekomandime.

Meta tha se nuk merr përsipër të bëjë zëdhënësit e Komisionit të Venecias, dhe nga ana tjetër ftoij gazetarët ta uronin Kodhelin për ditëlindjen që e feston sot, pasi ai e kishte bërë tashmë.

“Unë nuk ia lejoj vetes të flas në emër të Komisoionit të Venecias, unë flas në emër të Presidentit të Republikës. Dhe jam i bindur se nëse do të ishin zbatuar këshillat e Komisionit të Venecias nuk do të ishim në këtë situatë. Jam i bindur se Kodheli edhe mund të flas në emër të Komisionit të Venecias, por raporti im me këta përfaqësues do të jetë i shkëlqyer. Mirëpo nuk flas dot në emër të tyre apo të bëj zëdhënësin e tyre. Znj. Kodheli e kam shumë për zemër, e kam uruar sot për ditëlindjen se ka pasur ditëlindjen, dhe ju ftoj ta uroni edhe ju sepse është treguar edhe me ju shumë e mirë”, tha Meta.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *