Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ditën e djeshme njoftoi se duke filluar nga sot vendosja e maskave është e detyrueshme në çdo ambient publik dhe të mbyllur.
Sipas saj, nëse raportohen shkelje, për këdo do të ketë masë administrative deri në 2000 lekë të reja. Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Avokati i njohur altin Goxhaj. Ai ka dorëzuar sot një kallëzim në SPAK ndaj Edi Ramës, Ogerta Manastirliut dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve.
Sipas tij, kjo është një tentativë për vr.asje masive të popullsisë, pasi maskat 1 përdorishme = 1 $/copa në një popullsi që ka një varfëri endemike me të ardhura minimale do të detyrojë popullsinë të mos përdorë 3-4 maska në ditë për çdo person të familjes, por të përdorë një maskë në javë dhe kjo do të bëhet burim infeksionesh prej grumbullimit të mikrobeve. Kështu Goxhaj shprehet se do të ketë një përkeqësim të situatës.
Postimi i plotë i tij: Nga Avokati Altin Goxhaj Vs Qeveriu Sot dorëzoj në SPAK Kallzim Penal ndaj Edi Ramës, Ogerta Manastirliu dhe Komitetit Teknik për Tentativë për Vr.asje Masive të Popullsisë duke vendosur maskat me detyrim edhe brenda shkallëve të pallateve! Maskat 1 përdorishme = 1 $/copa në një popullsi që ka një varfëri endemike me të ardhura minimale do të detyrojë popullsinë të mos përdorë 3-4 maska në ditë për çdo person të familjes (sa është e nevojshme përderisa bëhen me detyrim) por të përdorë një maskë në javë dhe kjo do të bëhet burim infeksionesh prej grumbullimit të mikrobeve, sëmurjes së të shëndetshmëve, përkeqësimi të gjëndjes shëndetësore të personave të sëmurë dhe të moshuar, etj.