Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

U arrestua për vdekjen e punonjesit te Bashkisë që u rrëzua nga pema, gjykata e Beratit vendos shtyrjen e masës së arrestit për inxhinierin

Gjykata e Beratit ka vendosur që të shtyjë me 20 ditë të tjera masë e arrestit në burg për inxinierin e pyjeve Karafil Bregu. Bregu u arerstua për vdekje e punonjësit Shkelqim Metkaj në qytetin e Beratit.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e datës 27 gusht, ku punonjësi i bashkisë së këtij qyteti ndërroi jetë tragjikisht pasi u rrëzua teksa ishte duke krasitur një pemë. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Ura e Goricës”

Punonjësi i shërbimit të Bashkisë, kishte arritur ta priste pjesën e kurorës së pemës, por në përfundim të punës shkalla mbi të cilën kishte hipur rrëshkiti dhe kjo bëri që 46-vjeçari të humbasë kontrrollin dhe të rrëzohet fatalisht duke humbur jetën. Gjatë rënies së tij shara elektrike vazhdonte të ishte ndezur.

Për këtë rast u arrest inxhinieri i Bashkisë për mos marrjen e masave të sigurisë në punë.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *