Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka njoftuar shtyrjen deri më 30 Qershor të digjitalizimit në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.
Vendimi është marrë gjatë një mbledhje që është zhvilluar përmes komunikimit virtual të anëtarëve ditën e sotme ndërsa vendosi shtyrjen me 3 muaj të afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet e sipërpërmendura.
AMA argumenton se është ndërmarrë një akt i tillë pasojë e situatës që është krijuar në gjithë vendin tonë nga nga epidemia e virusit COVID-19.
“Shtyhet deri më 30 qershor digjitalizimi në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë
Autoriteti i Mediave Audiovzive në mbledhjen e datës 26 mars 2020, përmes komunikimit virtual të anëtarëve, vendosi shtyrjen me 3 muaj të afatit të mbylljes së transmetimeve analoge në qarqet Elbasan, Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.
30 qershori 2020 është afati i ri i vendosur nga Autoriteti me vendimin nr. 23 të bordit dhe vjen si pasojë e situatës që është krijuar në gjithë vendin tonë nga nga epidemia e virusit COVID-19.
AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE”, njoFton AMA.
(F.GJ/FAXWEB.AL)