Masa drastike janë marrë në vendin tonë në kuadër të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, sëmundje kjo e cila tashmë ka paralizuar shumë shtete të fuqishme në mbarë botën.
Tashmë Tirana e zhurmshme dhe me makina është kthyer në një qytet fantazëm, ku qytetarët nuk lejohet që të lëvizin në rrugë, përveç dy fshave orare që janë përcaktuar nga qeveria.
Ndërkohë në vendin tonë deri tani sipas shifrave zyrtare janë konfirmuar 70 persona me COVID 19, ndërkohë që dy kanë humbur jetën, ende qytetarët nuk i binden plotësisht urdhërit të autoriteteve.
Por siç shihet në një video të siguruar nga Faxëeb.al, qeveria duket se po merr masa edhe më të rrepta për të zbatuar kushtet e vendosura për qytetarët, pasi në rrugët e kryeqytetit ka zbarkuar ushtria.
Disa makina të rënda ushtarake, tanke kanë zbarkuar në kryqytet, me siguri në kuadër të zbatimit të masave drastike.
(M.Q/Faxweb.al)