Në një mbledhje të Këshillit Bashkiak, ku është i pranishëm vetëm vetë, Erion Veliaj ka justifikuar vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke thënë se ky është një moment historik, ku ndan të shkuarën nga e ardhmja.
Veliaj u qendroi pranë të gjithë anëtarëve të Këshillit Bashkiak, që sipas tij këto ditë janë sulmuar me pa të drejtë, ndërsa krahasoi situatën e Teatrit me atë të Astirit.
“E di që keni pasur një fundjavë të vështirë, ka pasur një gjueti shtrigash ndaj jush, por ju e dini që për të ecur para duhen marrë vendime të vështira. Është një moment i ngjashëm me atë që kaluam te Astiri, nuk është e lehtë që të zgjohesh në mëngjes dhe që të shohësh në rrjete sociale që të të mallkojnë djalin”, tha Veliaj. Numri 1 i Bashkisë së Tiranës tha se Teatri i ri do të jetë 8 mijë e 930 metra katror, tre herë më shumë se Teatri ekzistues.
“Në terma të përgjithshëm bëhet fjalë për një tetar 8930 m2, i vjetri në hipotekë pa shtesat, por në letra hipotekë ishte 1250 metra. I riu do të jetë 9 mijë m2, janë trefish krahasuar me ekzistuesin dhe gjashtëfish nga ajo që ishte në hipotekë.
Do të kemi 4 salla, një qendrore, një sallë më të vogël me 150 vende, një të dytë 350, një auditor të hapur në taracë, si tetarë veror me 380 vende. Skena do të jetë 630 m2. Ambientet ndihmëse për aktorët, do të jenë 520 metra katrorë”, tha ai. (E.K/Faxweb.al)