Bashkia Kamëz ka vendosur të nderojë ‘Dëshmoren e Atdheut’ nëntetaren Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën pak javë më parë në një misoni të NATOS në Letoni.
Ditën e nesërme Bashkia Kamëz më në krye Xhelal Mziun në kopështin e fëmijëve në Fushë-Kërçik, Babrru, ka vendosur të ndryshojë emrin.
Takimi me mediat për përurimin e kopshtit do të mbahet nesër në orën 10:30.
Sipas një njoftimi zyrtarë nga ana e Bashkisë së Kamzës fton të gjitha mediat vizive (televizonet kombëtare dhe të tjera) si dhe ato të shkruara të marin pjesë në ceremoninë e përurimit të kopshtit të fëmijëve me emrin e dëshmores së Atdheut nëntetares “Zarife Muharrem Hasanaj” në Fushë-Kërçik, Babrru, me date 29-05-2019 ora 10:30.
Bashkia Kamëz krahas mediave vizive dhe ato të shkruara, fton cdo qytetar të territorit Bashkisë Kamëz edhe më gjërë për tu bërë pjesë e rëndesishme e kësaj ceremonie me përmasa kombëtare.