Rexhina Debrova është 25-vjeçarja e cila ka ndërruar jetë pas lindjes në maternitetin e Elbasanit, ndërsa familjarët hedhin akuza në drejtim të mjekëve, që sipas tyre janë treguar të pakujdesshëm.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe një mjeke e spitalit të Elbasanit e cila shprehet se është e shukuar nga ngjarja e ndodhur.
Ajo mësohet të ketë thënë gjithashtu se 25-vjeçarja ka mbërritur në spital me urgjencë dhe se nuk i është bërë vizita e zemrës.
”Mjeku i zemrës erdhi me tre orë vonesë”, janë shprehur më herët familjarët viktimës për FaxWeb.al.
Burime bëjnë me dije se e reja e ka pasur fëmijën e saj të parë, gjendja e të cilit paraqitet e mirë, pas operacionit ku e ëma e tij humbi jetën.
Sipas informacioneve të para, gruaja ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak, po gjithçka mbetet në fazën e dyshimeve, pasi nuk ka informacione zyrtare.
Ende nuk ka një komunikim zyrtar nga ana e spitalit të Elbasanit për ngjarjen e rëndë që ka ndodhur.
(F.GJ/FAXWEB.AL)