AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Vdekja e parakohshme e të atit, Kostandin Xhuvani kërkon leje nga Drejtoria e Burgjeve

Pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Kostandin Xhuvani, i cili ndodhet në burg për vrasjen e katër personave në një klub nate në zonën e rrugës së Elbasanit, ka kërkuar leje për të marrë pjesë në varrim.

Kostandin Xhuvani ka bërë kërkesë në Drejtorinë e Burgjeve që t’i japë lamtumirën e fundit babait të tij, Gjergj Xhuvani, të ndarë nga jeta ditën e sotme por që deri më taniu nuk është bërë e ditur nëse ky institucion do ta pranojë kërkesën e të dënuarit.

Pas një sëmundjeje të rëndë, Gjergji ndërroi jetë sot në një spital në Romë. Kineasti gjendej në kryeqytetin italian, dhe po punonte për filimin e tij më të ri, ndërsa ka qenë duke montuar muzikën e filmit. Mungesa e tij është vënë re, kur nuk po paraqitej në studiot e montazhit, ndërsa nuk përgjigjej as në telefon.

I njohur për krijimtarinë e tij kinematografike, këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’.

Gjergj Xhuvani është një regjisor, skenarist, producent shqiptar. Ai lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986 u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë dega Artet dramatike. Që nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *