Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKosovaTe FunditTe Gjitha

Vdekja e 3 anëtarëve të familjes Haliti, kultivuesi ngre dyshime: Sezoni i kërpudhave nuk ka filluar ende, fillimisht dalin ato jo helmuese

Mjekët në Shqipëri pas vdekjes së tre anëtarëve të familjes Haliti kanë deklaruar se shkak i humbjes së jetëve ishin kërpudhat helmuese.

Por njohësit e kërpudhave thonë se sezoni ende nuk ka filluar. Fatmir Krasniqi, kultivues i kërpudhave thotë se sezoni i tyre nis më 25 maj.

“Sezoni i kërpudhave ende nuk ka filluar andaj këtu duhet të involvohen të gjithë se a është në pyetje helmimi i këtyre njerëzve. Më para fillojnë kërpudhat ushqyese sesa helmuese”, tha Krasniqi për RTK-në.

Ai shpjegoi se si mund të dallohet kërpudha helmuese nga ajo ushqyese. “Kërpudhat që janë helmuese janë të së njëjtës familje. Ai që është i helmuar me prerjen e saj ai liron ngjyrë stilografi.

Disa kërpudha kur hidhen të zihen ato lirojnë qumësht që nuk janë të mira, janë helmuese dhe pjesa dërrmuese e kërpudhave të tjera kanë një erë të rëndë, kundërmojnë dhe vërehet shumë lehtë” sqaroi ai./ Gazeta Ekspres

(E.H/Faxweb.al)

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.