Nëpërmjet një postimi në facebook Partia Socialiste dega Peqin trazoi ujerat teksa njoftoi se Valdrin Pjetri do te kryesoje drejtimin teknik te shtabit elektoral të qarkut të elbasanit për zgjedhjet e 25 prillit.
“Takim organizativ me strukturat e të deleguarve të rrethit, Sekretariatin dhe Shtabin Elektoral!Me prezencen e drejtuesit teknik te shtabit elektoral te qarkut Valdrin Pjetri. Për të mirën e përgjithshme të vendit, duke mos i lënë vend asgjë rastësisë, të vendosur drejt mandatit të 3”.
Ky postim bëri menjëherë bujë në media teksa u theksua fakti se Ps riciklon Valdrin Pjetrin e Shkodrës duke i besuar nje detyre jo pak të rëndesishme.
Por drejtuesi politik i Qarkut te Elbasanit Taulant Balla e mohon këtë lajm. Sipas Ballës prezenca e Pjetrit në takim nuk ka lidhje me as nje detyre te besuar nga PS, vec rolit te keshilluesit juridik.
Në dhjetor të vitit të shkuar gjykata rrëzoi akuzat për Valdrin Pjetrin, kandidatin fitues të zgjedhjeve për bashkinë e Shkodrës në 2019 duke e shpallur të pafajshëm.
Ishte Partia Demokratike ajo që akuzoi ne vitin 2019 kryebashkiakun e sapozgjedhur të Shkodrës së ishte i dënuar në shtetin italian për trafik droge dhe nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit duke shkelur ligjin.
Pas akuzave të opozitës Vladrin Pjetri nuk u betua si kryebashkiak duke u shprehur se ishte i gatshëm të hetohej. Nga tërheqja e Pjetrit vendi iu la Voltana Ademit, e cila po drejton ende Shkodrën përtej mandatit.
Sipas prokurorisë, Pjetri nuk mund të deklaronte dënimin nga drejtësia Italiane për shkak të specifikimit në vendimin e Gjykatës së Firences.