Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Ku është pòlicia? Maniaku i nxjerr organin gjènital vajzës në mes të ditës te liqeni Artificial (Video)

Rasti i 15-vjeçares së ábuzuar nga roja i shkollës ka nxitur shumë vajza që të bëjnë publike historitë e tyre të ngjashme. Një vajzë nga Tirana, e quajtur Viktoria ka treguar historinë e saj tronditëse përgjatë një dite te liqeni.

Ajo ka treguar se po qëndronte e ulur në një stol dhe i janë afruar disa djem të rinj. Ato kanë filluar ta ngacmojnë me fjalë të pista dhe për më tepër njëri prej tyre ka ulur pantallonat për t’i treguar organin gjenital. Vajza ka treguar se kjo ngjarje është injoruar nga personat që e kanë parë apo iu ka treguar.

“Isha nga liqeni, ishte ora rreth 6-7 e pasdites, kishte shumë lëvizje. Në një moment isha ulur në një stol dhe po pushoja dhe afrohen dy çuna të rinj, rrinë si bufa…nuk flasin, thjesht më shikojnë. Po prisja që të iknin por nuk po iknin prandaj iu ktheva “Keni humbur gjë?”, më thanë “s’na ka humbur gjë, por po të shikojmë”. Njëri prej tyre filloi të fliste me fjalë shumë të pista, unë të bëj kështu, unë të bëj ashtu. Unë nuk thashë asgjë. U përpoqa t’i injoroj dhe ky personi me këto fjalët e “bukura” filloi të ulte pantallonat e tij dhe të nxirrte organin gjenital jashtë. U shòkova.

Më ka ndodhur dhe herë tjetër, kur dal nga liqeni kam hasur shumë perversa, maniakë, kanë qenë moshë e madhe, mbi 50 vjeç. Kanë ulur pantallonat ndërkohë që po ecja. Këto më bënë përshtypje se ishin çuna të rinj, uli pantallonat dhe po më thoshte “shikoje, shikoje”. Unë nuk po e shikoja dhe në momentin që u ktheva kisha celularin në dorë dhe i bëra një foto. Kishte shumë njerëz vërdallë atë ditë dhe atij nuk i interesoi fare kjo gjë. Kjo gjë më shqetëson sepse ndodh shumë shpesh.

Unë do jem e para që do jem në protestë. Shpresoj që të jeni dhe ju sepse duhet ta luftojmë këtë gjë. Mua më vjen shumë keq që këto ngjarje ndodhin akoma dhe nëse nuk flas unë, nëse nuk flet as ti, këto njerëz nuk do të ndëshkohen. Unë u preka goxha dhe fillova të qaj sepse më vjen shumë inat që kjo gjë injorohet. Aty asnjë nuk foli dhe asnjë nuk bërtiti. Kur ua tregova disa personave gjëja e parë që më thanë ishte “Po pse po rrije vetëm aty?”. Unë nuk duhet të kem frikë të dal apo të ec diku vetëm. Nuk është ky problemi, problemi janë ata njerëz. Kjo është një arsye më shumë për të dalë në protestë”, ka treguar vajza.

Partitë politike firmosën Marrëveshjen për Reformën Zgjedhore. A mendoni se Presidenti Meta duhet të dekretojë një datë zgjedhjesh në tetor të këtij viti?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *