AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Urime babi Alban Ramosaj”, këngëtari tregon të vërtetën për shtatzaninë e të dashurës Niki

Prej disa javësh, në media është përfolur gjatë për një histori të mundshme dashurie mes këngëtarit Alban Ramosaj dhe modeles Niki Delijorgji.

Kanë qenë vetë ata që e kanë ndezur edhe më shumë “zjarrin” me postimet e dedikimet e shumta për njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Ditën e djeshme ishte kulmi i të gjithave!

Modelja publikoi në Instagram një foto ku si fillim tregonte barkun e rrumbullakosur dhe në të shkruante: “Urime babi Alban Ramosaj”.

Më pas Albani postoi po të njëjtën foto dhe tregonte se në jetë do të vinin binjakët e tyre.

Por e gjitha kjo duket se ka qenë një shaka nga ana e tyre dhe këtë na i sqaron Albani.

“Para se të na dalë situata nga dora. (Përveç mesazheve dhe qindra telefonatave, fqinjët e mi trokitën në derën time për të më uruar se do të bëhem baba). Për t’u sqaruar, është një metaforë. Ne jemi duke punuar si çift për një projekt. Jeni të gjithë shumë të mirë dhe ju falenderojmë për urimet gjithsesi”, shkruan Albani duke i sqaruar të gjitha.

Tani, pas gjithë kësaj u bëmë shumë kuriozë të dimë çfarë projekti është? Mezi po e presim!

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *