Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëShëndetiTe FunditTe Gjitha

“Urgjenca e QSUT një tmerr pa fund”, Vokshi publikon foton: Injeksionet dhe analizat në karrige

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka denoncuar situatën e vështirë që sipas saj paraqitet në ambjentet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Vokshi shkruan se njerëzit i marrin trajtimet mjekësore në karrige pasi shtrati sipas saj është një dëshirë e paarritshme.

Reagimi i plotë:

Për këdo që ka një hall me një të sëmurë këto ditë, #urgjenca e #QSUT është shndërruar në një tmerr pa fund.

Qindra pacientë që presin me orë e orë të tëra pa marrë asnjë shërbim mjekësor; që ulërasin nga dhimbjet e bërtasin duke kërkuar shërbim. Një shtrat është kthyer në një dëshirë të paarritshme.

Nuk ka as karrike për pacientët që përfundojnë ulur në shesh.

Injeksionet dhe analizat e gjakut në rastin më të mirë bëhen në karrike, duke rënkuar nga dhimbjet që nuk kurohen.

Miliona Euro cdo muaj që shkojnë PPP për oligarkë e klientë të Qeverisë, por asnjë shërbim për qytetarët.

Kjo eshte shendetesia #falas e Edi Ramës!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *