Një urban është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës. Bëhet me dije se autobusi i mbushur me pasagjerë ka marrë flakë në pjesën e pasme.
Deri më tani raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një qark elektrik.
Fillimisht është dëgjuar një shpërthim dhe më pas flakët janë përhapur në mjet, ndërsa fatmirësisht udhëtarët arritën të dalin në kohë nga urbani.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 20.03.2021, rreth orës 18:20, në lagjen “28 Nëntori“, Vlorë, një autobus i linjës së qytetit, me drejtues shtetasin P. A, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(R.G/Faxweb.al)