Presidenti Ilir Meta e ka mbyllur konferencën e jashtëzakonshme të ditës së sotme me një mesazh të fortë: Jemi popull shqiponjash dhe jo sorrash.
Teksa tha se tani do të nisej për Elbasan por pa treguar arsyen e vizitës, Meta foli me tone të larta duke thënë që le të mërzitën armiqtë e Shqipërisë, sepse boll janë rraskapitur sipërmarrësit shqiptarë.
Më tej, ai sulmoi mazhorancën duke e quajtur një Rilindja e fuksave. Ai në fund garantoi dhe një herë biznesmenin denoncues, Erion Mane se për të gjitha pasojat që mund t’i vijnë atij ose familjes së tij nga ky akt denoncimi do të përgjigjet Presidenti Meta.
“Unë tani duhet të iki pak në Elbasan. Le të mërziten armiqtë e Shqipërisë. Boll janë raskapitur sipërmarrësit shqiptarë. Kanë humbur 100 mijë vende pune. Ky është kulmi. Të kërkosh të vijnë nga India nga Bangladeshi, se shqiptarët janë thashethemexhinj. Ti hysh tjetrit në krevat, jo fare s’ësht thashethemexhinj. Fajin e paska gjuha shqipe. Gjuha për të cilën u vranë gjithëe ata rilindas për të krijuar shtetin. Rilindja e sotme është rilindja e funksave. Rilindja e vërtetë është ajo e Petro Ninit Luarasit, i cili u tha shqiptarëve kur të më vrasin mblidhni gjakun dhe jepuani fëmijëve të shkruajnë gjuhën. Jemi shqiptar nuk jemi shqipfolës. Jemi shqiponja dhe jo sorra. Për të gjitha pasojat që do tqë kesh nga ky akt, detyrimet ndaj teje dhe familjes tënde i kam unë” theksoi Meta.
(E.H/Faxweb.al)