Kryeministri Edi Rama është pyetur mbrëmjen e sotme mbi buisedën e tij me Damian Gjiknurin, të cilit i tha pak kohë më parë që do e bëjnë tërmet në Vlorë.
Gjatë një interviste në Vizion+, Rama u shpreh se jo vetëm që nuk e tërheq atë deklaratë, por madje e përsërit përsëri.
Rikujtojmë që shprehja e famshme do e bëjmë tërmet doli fillimisht në përgjimet e shit-blerjes së votave në Dosjen 339, ku Damian Gjiknuri fliste në këtë mënyrë me disa socialistë në Dibër.
Më tej, kur gazetarja e pyeti përse situata është tensionuar në Vlorë dhe pse Presidenti është i shqetësuar për Vlorën, Rama vendosi të mos përgjigjej por i tha që ta thërriste Ilir Metën dhe ta intervistojë.
“Unë e them prapë tërmet do bëhet atje. Edhe Ccfarë. Në Dibër janë dënuar 20 komisionerë. Ata ishin të gjithë forcave politike dhe më shumë nga këta që bërtasin dhe bëjnë sikur mbrojnë vendin nga prostitucioni elektoral. Këtë nuk ka shqiptar që nuk e di. Shprehja popullore bërtet hajduti kape hajdutin, i shkon përfekt Monikës dhe Ilirit.
Thirreni Ilir Metën këtu dhe intervistojeni. Ilir Meta nuk është Presidenti i Republikës. Ai së bashku me Sali Berishën do të mbajë pend reformën në drejtësi,” deklaroi Rama.
(E.H/Faxweb.al)