Kryeministri Edi Rama tha sot nga Vlora se prej të hënës do të nisë vaksinimi i qytetarëve që janë mbi 60-vjeç. Në sajë të mijëra vaksinave që janë marrë nga Kina, ministria ka ulur dalëngadalë dhe fashën e moshës për personat që mund të vaksinohen.
Sipas Ramës shumë shpejt pritet që të nisë dhe vaksinimi i punonjësve në hotele, si dhe punëtorëve që janë pjesë e biznesit fason.
“Po sigurojmë që sezoni turistik që është në prag të jetë shumë më i lehtësuar, do të fillojmë që të vaksinojmë stafet e industrisë hoteliere, që rrit shanset që të sjellim turistë të huaj, si dhe në fabrikat fasone.
Fasha do të ulet ditën e hënë +60, forca dhe të bëjmë maksimumin të gjithë së bashku. Duhet të bëhemi të gjithë së bashku në mënyrë që procesi i vaksinimit të vijojë.
Çdo sjellje e gabuar rrit numrin e infektimeve, fatkeqësisht kemi një valë infektuese, që prodhohet çdo ditë nga dasmat e rrugëve, që kanë vendosur planin për oushtetin mbi shëndetin e njerëzve, ne lutemi që kostoja të mos jetë e papërballueshme, pasi padiskutim kjo që po ndodh çdo ditë me turmat e shekullit të kaluar, do të sjellin një rritje të numrit të infektimeve. Urojmë që të mos ketë një rritje dramatike”, tha Rama.
(E.K/Faxweb.al)